Sot ka nisur asfaltimi i rrugës transit në Shtime.
Lajmin e ka dhënë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ai ka thënë se vështirësive të mëdha me të cilat u ballafaquan qytetarët në këtë rrugë po u vie fundi.
Durmishi ka njoftuar se nuk do të ndalen me projekte të tilla për tua lehtësuar qarkullimin qytetarëve.