Flet Borrell: Fatkeqësisht Kurti nuk e pranoi propozimin tonë, ndërsa Vuçiqi po

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2023, 16:29

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur rreth mbarëvajtjes së takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Borrellit, Kurti nuk ka qenë i gatshëm që ta pranojë propozimin e bërë nga diplomatët evropianë, ndërsa Vuçiqi po.

“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë.

Duhet ë them që Vucic e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë.

Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri. Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borell

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit