Ilir Beqaj është padyshim njëri prej peshkaqenëve më të mëdhenj të tenderave publikë në Shqipëri. Pavarësisht se nuk është më në pushtet, tentakulat e tij drejt parave të buxhetit të shtetit nuk dinë të ndalen. Këtë Beqaj duket se e realizon më së miri nëpërmjet kompanive të lidhura me të apo nëpërmjet ish-ortakëve në biznes si në rastin e tenderit që ju treguam dje.
Por në ditën e sotme do t’ju tregojmë se si Beqaj ka përdorur një kompani që prej kohësh dhe kudo në media përflitet se ka lidhje me të. Bëhet fjalë për FASTECH. Kjo e fundit ka marrë një tender të dyshimtë në vlerën e frikshme prej rreth 5.4 miliardë lekësh të vjetra me TVSH.
E dini nga i ka marrë? Po ku tjetër veçse nga e zakonshmja Mirlinda Karçanaj? Madje duhet thënë se nëse gjithë këto shpenzime që ka bërë deri më sot AKSHI për teknologjinë e informacionit do të kishin qenë reale e jo abuzime, Shqipëria duhet të ishte lider botëror në teknologji, por çuditërisht është në vendet e fundit.
Por ja që Mirlinda nuk e ka mendjen në të mirën e vendit por vetëm të shpërndajë paratë e shqiptarëve nëpër duart e oligarkëve. Në rastin konkret bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-73659-06-26-2023 dhe me objekt “Përmirësimi i sistemit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”.
Fondi limit i tenderit është llogaritur në vlerën 482,999,999 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Nëse shohim dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se në të kanë marrë pjesë 3 kompani, nga të cilat njëra ka ofruar rreth 1 miliard lekë më pak se fituesi por kjo nuk e ka ndalur aspak Mirlindën e AKSHIT që tenderin t’ia japë kompanisë FASTECH e cila me letra ka si pronar shtetasin Andis Papa.
Kjo e fundit ka hyrë në garë si bashkim me operatorin tjetër SOFT & SOLUTION në pronësi të Ermal Beqirit. Fituesit ofruan vlerën 449,190,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Nëse bëjmë një krahasim, kjo vlerë del sa 93% e fondit limit.