Shpërthim tritoli në zonën e Freskut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.05.2023, 22:10

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Bëhet e ditur se sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në një fasoneri, në afërsi të Bunkart.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Nuk dihet ende arsyeja, teksa banorë të zonës për JOQ shkruajnë se bëhet fjalë për një biznesmen italian që ka fabrikë këpucësh.

Qytetari:

Nje shperthim tritoli ne zonen e freskut. Behet fjal per nje bisnesmen italian qe ka fabrik kepucash. Eshte hera dyt qe vejn tritol hera par kan qen ne fabriken e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit