Vodhi para me Aeroportin e Kukësit dhe tenderët e Veliajt, Bami rrëmben 4.6 MLD LEKË nga Agolli

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.03.2023, 13:42

Besnik Bami, pronari i frimës “Bami shpk” iu është vënë me lupë kontratave tenderues, për të kapur para ku të mundet. Bami njihet për tenderët e shumtë që fiton nga bashkitë, kryesisht Bashkia Tiranë.

Por, këtë herë dhurata i ka ardhur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nën drejtimin e Dritan Agollit. Tenderi është regjistruar në sistemin e Agjencisë së Pronave Publike me datë 6 mars dhe ka si objekt “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 1 dhe 2)”.

Në kontratë nuk përcaktohet specifikisht se për cilat zona bëhet fjalë dhe sa është sipërfaqja ku do të bëhet ndërhyrja. Dhe si rrjedhojë nuk e dimë si e ka bërë Dritan Agolli përllogaritjen e shumës që do të shpenzohet, por fondi limit i vendosur kap vlerat 4.6 miliardë lekë.

Ndërkohë më poshtë thuhet se nëse gjatë punimeve do të dalin situata të paparashikueshme, shpenzimet për këtë projekt mund të shkojnë deri në 5.6 miliardë lekë. Pra rreth 1 miliardë lekë më shumë.

Nuk e dimë se për çfarë të papriturash flet Agolli, pasi as për këtë aspekt nuk sqarohet në dokument. Por, kjo vlerë është tepër e lartë ku bëhet fjalë për riparim e disa rrugëve.

Ndërkohë, vlen të përmendim se ky fond shtesë për modifikim është miratuar. Sepse konkretisht lëvrimi i buxhetit për këtë tender është bërë në janar të këtij viti. Dhe në 2 shkurt është miratuar kërkesa për modifikim. Pra për 2 muaj kontrata është mbajtur e fshehtë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Projekte të tilla me shumë mangësi dhe në shkelje të ligjit Agolli mundohet t’i bëj fshehurazi. Sidomos kur bëhet fjalë për fitues si Bami, i cili është një emër mjaft i njohur për vjedhje tenderësh. Vetëm për vitin që lamë pas Bami shpk ka përfituar 18 tenderë pa garë, të cilat nga Open Data Albania janë listuar te kontratat me “Red Flag”. Pjesa më e madhe janë nga Bashkia Tiranë.

Ndërsa nuk duhet të harrojmë edhe miliona eurot e marra nga projekti për Aeroportin e Kukës, i cili ende nuk është në funksion.

“Bami” sh.p.k. në bashkëpunim me firmën “Global Technical Mechanichs” u shpallën fitues të tenderit me objekt “Zgjerimin e aeroportit të Kukësit dhe operimin për 35 vjet të tij me koncesion”. Sipas marrëveshjes të firmosur me qeverinë në vitin 2019, fituesit duhet të investojnë rreth 8 milionë euro pa TVSH dhe më pas do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë të ardhurat nga aeroporti për 35 vjet. Pra deri në 2054 Bami do vazhdojë të rrjep qytetarët shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit