Do të shohim edhe dy “El Clasico”, Real Madrid-Barcelona në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.01.2023, 13:51

Real Madrid dhe Barcelona nuk do të ndeshen në finale për Kupën e Mbretit. Në shortin e sotëm, i hedhur në Ciudad del Fútbol de Las Rozas, trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de La Fuente, kapi goglat, që i përplasin dy të më të mëdhenjtë në gjysmëfinale.

Real Madrid-Barcelona është çifti i parë, teksa e mira në këtë mes është se ndeshjet janë me vajtje-ardhje dhe do të kemi fatin të shohim edhe dy “El Clasico”, përveç atyre të La Liga-s. Ndeshja e parë do të luhet më 1 mars, teksa e dytë pritet të zhvillohet në javën e parë të muajit prill.

Çifti tjetër, që do të përcaktojë finalistin e dytë është ai mes Osasunës dhe Atletik Bilbaos, që është një specialiste e këtij turneu. Finalja e këtij turneu do të luhet më 6 maj.

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Real Madrid do të luhet në Madrid, çka përbën një avantazh të lehtë për katalanasit, megjithëse goli në fushë kundërshtare është zhvleftësuar tashmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit