Ministria e Arsimit shpreson se përmes ligjit të ri për tekstet shkollore të zgjidh problemin edhe me mungesën e librave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.01.2023, 09:50

Përpilimi i një ligji të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm pritet të shkurtojë procedurat e gjata dhe burokratike të botimit të teksteve shkollore. Kohët e fundit, Ministria e Arsimit u kritika ashpër për shkak të gabimeve të shumta në tekstet shkollore. Ministri I arsimit, Jeton Shaqiri zbuloi për Alsat se po bëhen analiza të shumta duke marr për bazë edhe ligjet nga shtetet e rajonit. Ai shtoi se me këtë propozim ligj parashikohet që pronësia ose autorësia e teksteve t’u jepet edhe shtëpive botuese. Gjithashtu, Shaqiri tha se çdo marrëveshje e lidhur mes Ministrisë dhe autorëve të kompensohet menjëherë.

“Sepse, këtë gjë e mendova për ti motivuar autorët sa më shumë të paraqiten dhe me këtë element..vitet e kaluara ka qenë që pagesa është bërë brenda dy ose tre-katër viteve ndërsa unë vendosa si një element stimul motivues edhe pse kompenzimi I vlerës për autorët të cilët e marin nga analiza të ndryshme nuk është në vlera të ulëta, është në vlera të kënaqshme”, tha Jeton Shaqiri, ministër I arsimit.

Më tej, ministri Shaqiri tha se me ligjin e ri parashihen edhe ndryshime kur bëhet fjalë për recensentët. Ai shtoi se recensentë mos të jenë vetëm profesorët e fakulteteve pedagogjike por të krijohet një bazë ku të gjitha fakultetet do të mund të propozonin recensentë.

Mendoj që zgjidhje më adekuate do të jetë që ministria mos të organizojë thirrje që është në procedurë ligjore 15 ditë që duhet të humbim për të gjetur recensent…Shumë shtete e kanë të zgjedhur nëpërmjet një baze të të dhënave ose ndryshe thënë një grumbullim I gjithë të dhënave në fushat përkatëse, do të kërkohet nga institucionet arsimore, fakultetet përkatëse, në fushën e matematikës, në fushën e historisë, gjeografisë, në fushat të cilat janë..do të kërkohet për të dorëzuar recensentë”, shtoi ministri.

Gjithashtu, sipas Shaqirit propozohet që me ligjin e ri, mësimdhënësit që do të jenë të angazhuar në krijimin e teksteve shkollore përkohësisht të jenë të liruar nga mësimdhënia. Më 20 janar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se në bashkëpunim me Shërbimin Pedagogjik kanë inicuar proces për përpilimin e një ligji të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas MASH, kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së përmbajtjes së teksteve shkollore si dhe përmirësimit të procesit të blerjes dhe miratimit të teksteve në arsimin fillor dhe të mesëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit