Fëmijët shqiptarë të humbur në Britani, flet avokati: Prindërit nuk i denoncojnë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.01.2023, 21:04

Rreth 200 fëmijë, shumica prej tyre shqiptarë, janë zhdukur nga kampet e emigrantëve në Britaninë e Madhe disa ditë më parë. Ndonëse i gjithë opinioni publik është njohur me këtë fakt, lëvizjet për të gjetur këta fëmijë janë minimale. Shteti shqiptar nga ana e tij nuk ka ndërmarr ndonjë veprim për të bashkëpunuar deri tani me auoritetet angleze. Por edhe vetë Britania e Madhe nuk duket shumë e shqetësuar për këtë fakt, pasi zhdukja e fëmijëve me nacionalitet të huaj, 'nuk përbën lajm' për ta.

"Nëse një fëmijë britanik humb në kushte të tilla e gjithë Britania do ndalonte deri sa të gjente atë fëmijë, ndërsa humbja e një fëmije azilkërkues nuk ka të njëjtën rëndësi. Kjo ka qenë dhe arsyeja e debatit të fortë në Parlamentin Britanik" – shpehet për Fax News, avokati Naim Hasani.

Nga ana tjetër janë edhe prindërit shqiptarë që nuk duken fortë të 'shqetësuar' për fëmijët e tyre pasi ata sipas avokatit nuk kanë kryer asnjë denoncim. Për më tepër prindërit nuk i kanë kërkuar as shtetit shqiptar të ndërhyjë për të gejtur të miturit e zhdukur.

Për sa i përket familjeve nga Shqipëria nuk ka pasur asnjë denoncim prej tyre për fëmijët e humbur. Dyshohet se këto shifra vijnë nga numri i të miturve që vijnë me gomone nga Franca nëpërmjet kanalit të La Manshit për të hyrë ilegalisht në Britani.Duhet të dinë të gjithë ata që vijnë ilegalisht do të kapen herët a vonë. Çdo person shqiptar është i identifikuar dhe do të gjendet” – tha avokati Hasani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit