Itali/ Shqiptari i rrezikshëm që mbahet në regjimin 41 biss përfiton ulje dënimi (EMRI)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 28.01.2023, 17:26

Një shqiptar, i cili konsiderohet si bosi i mafias së Viterbio, ka përfituar ulje dënimi nga 16 vite që kishte për të bërë, tashmë do të kryejë 10 vite burgim. 40 vjeçari u dënua me 16 vjet në shkallë të parë më 4 nëntor 2021. Dënimi në apel u ul në dhjetë vjet. Mediet italiane shkruajnë se për shqiptarin Ismail Rebeshi Gjykata e Apelit e Romës e ka dhënë vendimin pak ditë më parë.

Po ashtu theksohet se më 31 janar Rebeshi do të dalë para gjykatës së kasacionit kundër dënimit me 10 vjet e 11 muaj në shkallë të dytë, për shoqërim të tipit mafioz në kuadër të operacionit Erostrato i 25 janarit 2019, arsye për të cilën mbahet në regjimin 41 bis të IEVP Cuneo. Rebeshi ka hyrë në masën e sigurimit 41 bis të burgut të Cuneos më 9 shkurt 2021.

Rebeshi është në pritje edhe të kasacionit për dënimin me tre vjet në shkallë të dytë, si rezultat i operacionit Ichnos, për të cilin u arrestua më 26 nëntor 2018, për trafik të dyshuar droge me Sardenjën dhe u dënua me gjashtë vjet burg në shkallë të parë.

Së fundi, në Viterbo, ai ka ende disa gjyqe në pritje, një në vazhdim për kërcënime dhe shpifje. Në një gjyq ai akuzohet për falsifikim dhe tjetër për trafik droge me ish-krahun e djathtë Sokol Dervishi, gjithashtu shqiptar, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në mafian Viterbo.

Operacioni "Sottovuoto" u nis në kulmin e një hetimi nga skuadra lëvizëse e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë prej 11 shpërndarësish italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi dyshohet se ishte furnizuesi kryesor, aktiv në bregdetin romak midis Ardeas dhe Pomezias.

Në krye të bandës ishte një shqiptar, i njohur si Lele, i cili do të shkonte në çdo negociatë i armatosur me pistoleta gati për qitje. Sipas përgjimeve, pavarësisht se sa i fortë njihej, ai kishte pasur frikë nga Rebeshi. Sipas aktakuzës, Rebeshi i ka dhënë bandës nga data 8 maj deri në 18 tetor 2018, 9.5 kilogramë marihuanë dhe një sasi e paidentifikuar lëndë narkotike me vlerë 21 mijë euro dhe 538 gramë heroinë.

Ismail Rebeshi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit