Banorët e Laprakës sërish në protestë/ Afat deri me 31 janar të lënë shtëpitë: Shkoni merruni me ato të 21 janarit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.01.2023, 13:15

Rrugët e Laprakës u bllokuan sërish sot nga banorët që preken nga projekti i "Unazës së Madhe" të Tiranës. Në shenjë indinjate ndaj qeverisë dhe ARRSH për projektin e Unazës, loti sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, banorët nuk pranojnë akt marrëveshjen që nuk ua specifikon se sa metra katrorë shtëpi, ku dhe kur do marrin. Banorët kanë treguar se iu ka ardhur një shkresë që do duhet të lirojnë banesat brenda datës 31 janar, pra brenda 3 ditësh.

“Asnjë banor, në Republikën e Shqipërisë, ne kemi një shtëpi, jo si ju disa vila. Nuk jam as trim as garip, po mbroj shtëpinë time. Jam dakord me projektet, por bëj marrëveshjet siç duhet. Marrëveshja është një copë paçavure, se me 2 vite bonus qiraje nuk ke një shtëpi se ku do e marr, se sa m2 do marr, hajde ulu me banorët, jepu zgjidhje, sa m2 kam shtëpi, aq më jep dhe më thuaj kur do e marr. Mos sillni shkresa se ne për 3 ditë nuk kemi se ku shkojmë. I them hajde do ta paguaj unë shtëpinë nëse ma gjen një shtëpi me 3 dhoma, me 250 mijë lekë, unë nuk e dua të mi japësh ato. Nëse më gjen një shtëpi me 250 mijë lekë unë nuk i dua ato lekë, 30 vite kam që jetoj këtu, je duke më çuar 30 vite mbrapsht, jam një taksapagues i rregullt, në e paguajmë taksën e shtëpisë. Shko kap ato të 21 janarit, jo ne, se ne jemi duke mbrojtur shtëpitë tona”, tha një banor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit