Detajet e krimit në Gramsh/ Autori pastroi gjakun e viktimave dhe i mbuloi, më pas krimin ua rrëfeu kushërinjve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.01.2023, 10:29

Një krim i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Gramsh, që tronditi gjithë qytezën dhe jo vetëm. 80-vjeçari Xhevat Sinani, për arsye ende të panjohura, vrau me sëpatë bashkëshorten e tij dhe vëllanë, Shaqir Sinani. Një ditë më pas zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

Mësohet se autori 80-vjeçar ishte kthyer vetëm së fundmi në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar së bashku me gruan e tij për festat jashtë vendit. Nga ana tjetër, vëllai i tij, Shaqir Sinani, 72 vjeç, jetonte i vetëm në fshat, pasi gruaja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

Këtë të premte ai ndërmori një krim të rëndë, duke vrarë gruan dhe vëllanë me sëpatë. Mësohet se pasi i ka vrarë, 80-vjeçari ka mbuluar dy trupat dhe më pas ka pastruar gjakun e bashkëshortes, të cilën e ka vrarë në shtëpi.

Më pas ai ka shkuar te disa të afërm në fshat, afër Tervolit dhe i ka treguar për krimin, teksa ata kanë njoftuar policinë, që e ka arrestuar të moshuarin, pas disa orësh arratie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit