Kovaçevski: Hyrja e ASH-së në Qeveri nënkupton izolimin e partive që janë kundër BE-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.01.2023, 09:40

Aleanca për Shqiptarët (ASH) gjithmonë ka qenë për një Maqedoni evropiane dhe hyrja eventuale e kësaj partie në Qeveri do të nënkuptonte zgjerim të aleancës së partive të cilët janë për një integrim të tillë, kështu u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “360 Gradë”.

“Deri në këtë moment bisedime për çështje programore dhe kadrovike me partner të ri potencial në qeveri nuk ka pasur.

Aleanca për Shqiptarët është një nga partitë politike e cila ka mbështetur propozimin e BE-së lidhur m fillimin e negociatave tona. Ata gjithmonë në mënyrë deklarative dhe praktike e kanë dëshmuar se janë për integrimin e vendit tonë në BE.

Një zgjerim i tillë do të nënkuptonte rritje të aleancës së partive politike të cilat janë për një Maqedoni evropiane, njëkohësisht kjo nënkupton edhe izolimin e atyre partive të cilat janë kundër Bashkimit Evropian”, tha Dimitar Kovaçevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit