Tradhti në shtëpinë e Schumacher/ Një mik i bëri foto fshehurazi dhe tentoi t’i shiste në gazeta

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 27.01.2023, 17:33

Për Michael Schumacher, viktimë e një aksidenti shumë të rëndë në ski më 29 dhjetor 2013, informacionet janë të pakta, pasi vetë familja ka dashur që të mos flasë.

Vetëm anëtarët e familjes dhe shumë pak miq të ngushtë, si Jean Todt, kanë akses në shtëpinë e Schumacher. Megjithatë, në vitin 2016, dikush që takoi ish-pilotin e Ferrarit u përpoq ta tradhtonte duke u ofruar gazetave fotografi të bëra në fshehtësi të madhe për një shifër prej rreth një milion eurosh. Kërkesa u refuzua nga të gjitha gazetat evropiane të cilave iu dorëzuan fotografitë.

Sipas prokurorit, “një person i panjohur, me sa duket një mik i ngushtë i shoferit në atë kohë”, gjatë një vizite në shtëpinë në Zvicër të gjermanit dyshohet se ka fotografuar fshehurazi shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 të shtrirë në shtrat. Megjithatë, identiteti i autorit të këtij gjesti të neveritshëm, një “shkelje e jetës së tij personale dhe privatësisë”, nuk dihet.

Pas kësaj familja Schumacher u zhvendos në Mallorca duke lënë vilën në Zvicër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit