Rreth 50 mijë qytetarë nga e hëna pritet të pajisen me pasaporta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.01.2023, 15:46

Mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës nga e hëna do të mund të pajisen me dokumente të udhëtimit.

Nga muaji shtator i vitit të kaluar rreth 50 mijë qytetarë janë përballur me probleme të shumta për plane të udhëtimit , për shkak se Agjencia për Regjistrimin Civil nuk ka lëshuar pasaporta , përveç rasteve urgjente. Arsye për këtë sipas drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj ka qenë mungesa e materialit me të cilin prodhohen pasaportat.

Ai ka thënë se nga e hëna qytetarët që janë në pritje nga muaji shtator të vitit të kaluar do të mund të pajisen me pasaporta, pasi sipas tij fillon edhe prodhimi i pasaportave për qytetarët që janë në pritje.

Ai po ashtu ka shtuar se nga muaji mars i këtij viti do të ketë materiale të mjaftueshme për prodhim të pasaportave dhe se gjendja i kthehet normalitetit. Camaj thotë se deri në muajin prill të vitit 2024 do të ketë furnizim të rregull ku shpreson që më nuk do të ketë më kriza të tilla.

Ministria e Punëve të Brendshme nëse nuk bënë marrëveshje afatgjate me kompaninë për furnizim të materialeve, mund të përballet me situata e njëjtë.

Por Camaj, premton që do të marrin masa që mos të vijnë në kriza të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit