Rrëshqitjet e gurëve rrezikojnë qytetarët në rrugën Mavrovë-Dibër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.01.2023, 08:54

Tanimë është e njohur se aksi rrugor Mavrovë-Dibër- Strugë është një ndër akset me rreziqe më të mëdha në vend. Rrëshqitet e gurëve dhe dheut janë pothuajse në të gjithë stinët e vitit, por gjatë sezonit të dimrit kjo rrugë është disa herë më e rrezikshme se në sezonet e tjera.

Sezoni dimëror dukshëm rriti rreziqet në rrugët që lidhin qytetin e Dibrës me Strugën dhe Mavrovën. Edhe pse tanimë kanë përfunduar afatet për rikonstruimin e rrugës Dibër-Mavrovë në aksin Zhirovnicë-Mavrovë, shumë punë ndërtimore në këtë rrugë që ka një frekuencë të madhe ka ngelur pa përfunduar. Kjo situatë ka rritur dukshëm rreziqet për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që udhëtojnë nga Dibra për në Mavrovë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup.

Rikonstruimi ende nuk ka përfunduar dhe aktualisht janë vendosur disa rrjeta metalike për mbrojtjen të rrëshqitjes së gurëve por ata nuk janë në gjendje të mbrojnë pjesëmarrësit në komunikacion meqë rrëshqitjet e gurëve janë pothuajse në të gjithë aksin rrugor. Tanimë është e njohur se aksi rrugor Mavroвë-Dibër- Strugë është një ndër akset me rreziqe më të mëdha në vend.

Rrëshqitet e gurëve dhe dheut janë pothuajse në të gjithë stinët e vitit, por gjatë sezonit të dimrit kjo rrugë është disa herë më e rrezikshme se në sezonet e tjera. Në njësinë e ndërmarrjes shtetërore për rrugë magjistrale dhe rajonale në Dibër, thonë se ekipet për pastrimin e gurëve tani edhe borës janë të rregullta,koha.mk.Udhëheqësi i kësaj njësie, Dear Limanoski thotë se punëtorët disa herë në ditë pastrojnë gurët por që vet sezoni dimëror sjell rreziqet e veta.

Në lidhje me vendosjen e rrjetave metalike në rrugën Dibër-Mavrovë mund të thuhet se ata janë të pakta. Pronarët të kompanive për transport të udhëtarëve në Dibër që mirëmbajnë linjat Dibër- Shkup theksojnë se është mirë që janë venduar rrjetat metalike, por sipas tyre ata janë të pakët. Vendosja e rrjetave duhet të ketë në më shumë pjesë të rrugës.

“Një problem poashtu shumë i madh është edhe mungesa e bankinave në rrugë. Rruga është e asfaltuar por në pjesën më të madhe të saj nuk i ka të vendosur bankinat mbrojtëse. Tani kur reshjet e borës sidomos në pjesën e Mavrovës janë të rregullta, kjo rrugë sjell rreziqe të mëdha. Duhet më shumë rrjeta metalike por njëkohësisht edhe vendosja e bankinave mbrojtëse gjatë tërë rrugës, duke filluar nga Ura e Rostushës e deri në Mavrovë”, thotë Azem Ballanca, një nga pronarët e taksi kompanive në Dibër.

Këtë e thonë edhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Shkëlqim. P është student në Universitetin e Tetovës. Ai shpesh udhëton me automjetin e tij por edhe me kompanitë që mbajnë relacionin Dibër – Tetovë. Ai potencon se mungesa dhe vonimi i vendosjes të bankinave paraqet një rrezik të madh gjatë sezonit dimëror por edhe gjatë sezoneve të tjera. “Para syve tona kur kamë udhëtuar në një furgon për në Tetovë kemi pa rastin kur për shkak të mungesës së bankinave në Radikë ka përfunduar një automjet”, thotë Shkëlqimi 20 vjeçar.

Prandaj me të drejtë banorët të komunave Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush kërkojnë që sa më shpejt të përfundoj projekti për rikonstruimin e kësaj rruge. Rruga është asfaltuar por rrjetet metalike dhe bankinat mungojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit