Friedrich Ebert Stiftung propozon një Draft-statut për Asociacionin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2023, 14:35

Në kohën kur presioni për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po shtohet ditë e më shumë, tashmë një draft i këtij mekanizmi është hartuar si propozim. Një gjë të tillë e ka bërë Fondacioni për social demokraci Friedrich-Ebert-Stiftung që vepron edhe në Kosovë. Këtë draft Radio Televizioni Dukagjini e ka siguruar nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë. Dokumenti përmban 18 nene ndërsa që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Në 18 nene është vendosur baza e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, draft ky i propozuar nga Fondacioni për social – demokraci FES. Ky dokument që ende nuk ka dalë në publik është siguruar nga Radio Televizioni Dukagjini nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë. Në fillim të këtij dokumentit të propozuar nga FES thuhet se ky mekanizëm themelohet në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ndërkohë, në nenin e parë të këtij draft statuti është vënë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës” thuhet në nenin e parë të këtij dokumenti.

Pos kësaj në pikën e dytë të nenit të parë theksohet se statuti i asociacionit është akti më i lartë juridik i këtij mekanizmi ndërsa miratohet nga Kuvendi Themelues i këtij asociacioni.

Po në pikën tre të nenit të parë theksohet edhe një gjë shumë e rëndësishme. Aty është paraparë që statuti të miratohet edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe do të marr verifikim edhe nga Gjykata Kushtetuese.

“Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë fuqinë e një rregulloreje të Qeverisë sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese” thuhet në këtë pikë.

Një nga dilemat më të mëdha që është ngritur gjithmonë në Kosovë është fakti se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, do të jetë nivel i tretë i pushtetit në Kosovë.

Kjo çështje në draftin e statutit të hartuar nga FES është trajtuar në nenin katër.

Aty thuhet se asociacioni në asnjë mënyrë nuk do zëvendësojë apo cenojë kushtetutshmërinë dhe marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale në Republikën e Kosovës.

Në përmbushjen e këtyre objektivave, Asociacioni/Bashkësia nuk do të dëmtojë ose anashkalojë autoritetin dhe kompetencat e parashikuara me kushtetutë dhe ligj të bashkësive pjesëmarrëse dhe në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojë apo cenojë kushtetutshmërinë dhe marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale në Republikën e Kosovës” është precizuar në këtë nen.

Në këtë draft është paraparë edhe struktura organizative e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, që për organ më të lartë ka Kuvendin e Asociacionit.

Në këtë draft janë paraparë edhe kompetencat që do të ketë Asociacioni në fushën në të gjitha fushat.

Ky draft i hartuar nga Fondacioni për social-demokraci pritet të prezantohet nga vetë ky institut me 30 janar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit