Jep dorëheqje zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës, shkon në Itali për të punuar ndërtimtari!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2023, 10:42

Bedri Paqarizi kishte mision për vite me radhë sigurinë dhe luftimin e krimit të organizuar në Kosovë. Por, tani e tutje Paqarizi ka mision ekzistencën dhe një jetë krejt ndryshe në mërgim.

Zyrtari policor nga Malisheva kishte plot 22 vite punë në Policinë e Kosovës, ndërsa kërkesën vullnetare për dorëheqje e dorëzoi para pak javësh.

Në kërkesën e siguruar nga Indeksonline thuhet se arsyet janë personale dhe familjare.

“Ka qenë privilegj i madh për mua që të iu shërbej qytetarëve të Republikës së Kosovës për 22 vite. Falënderoj gjithë zyrtarët me të cilët kam bashkëpunuar nga viti 2011 si dhe vlerësimin e punës sime në Polici” ka shkruar ndër të tjera Bedri Paqarizi në letrën e dorëheqjes në këtë institucion.

Indeksonline e ka kontaktuar ish-zyrtarin policor i cili tashmë ka arritur në Itali. “Jam munduar për vite me radhë të punoj me ndershmëri por e pash se nuk ia vlen. E kam marr këtë vendim për të ardhmen e fëmijëve të mi, edhe pse e di që është një vendim shumë i vështirë për mua. Ka disa ditë që kam ardhur në Itali. Tash do të regjistrohem si azilant dhe më duhet të punoj në ndërtimtari” ka thënë Paqarizi për Indeksonline.

Bedri Paqarizi ishte punonjës në Divizionin kundër Krimit të Organizuar, saktësisht hetues në Drejtorinë e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit