“Te hoteli i tij u ‘thur’ hakmarrja”/ Zbardhet vrasja e Papës, të afërmit e Sadikajt mblodhën privatisht informacione

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.01.2023, 22:39

Në muajin dhjetor, biznesmeni Edmond Papa u vra në Tiranë për motive hakmarrje. Sipas hetuesve, shkak është bërë vrasja e Aleksandër Sadikajt në verën e 2022, me shpërthim tritoli të telekomanduar.

Familjarët e të riut nga Tepelena duke mos pasur pasur besim tek autoritetet për drejtësi, kishin arritur të siguronin informacione në rrugë private për autorët e vrasjes së tij dhe po përgatiteshin për hakmarrje. Hakmarrja për vrasjen e riut është organizuar në hotelin e Papës në Sarandë.

Albano Velo, i arrestuar dhe Andrew Bode kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, derisa e kanë ekzekutuar më 16 dhjetor në Tiranë. Por pavarësisht provave të mbledhura deri më tani, ende nuk dijet se nga kush e kanë marrë porosinë Velo dhe Bode, apo nëse ata kanë vepruar me vullnetin e tyre, për shkak të miqësisë që kishin me Aleksandër Sadikajn.

Velo i cili është arrestuar ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vazhdon të jetë ende në kërkim.

Ndërkohë vlen të thuhet se babai i Aleksandër Sadikajt ka identifikuar Edmond Papën si të dyshuarin kryesor për atentatin me tritol pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit