Lëvizja Besa: Mësimi nisi, nxënësit pa libra dhe me probleme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.01.2023, 11:18

Lëvizja Besa ka dalë me reagim në lidhje me mungesën e teksteve shkollore edhe në gjysmë-vjetorin e dytë. Nga kjo parti e akuzojnë ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, se nuk është i aftë për të menaxhuar me dikasterin e arsimit në vend.

“Pavarësisht faktit se, procesi edukativo – arsimor duhet të jetë ne përputhje me ligjin që është në fuqi, si duket njeriu një i dikasterit te Arsmit, Jeton Shaqiri, nuk e kupton rëndësinë e ligjit dhe të dispozitave ligjore, si dhe parimet bazë të manaxhimit (planifikim, organizim, koordinim dhe kontroll) për ta menaxhuar sistemin arsimor”.

“Si pasojë, edhe këtë gjysmëvjetor, nxënësit tonë i gjen pa libra shkollor, ndërsa edhe ato pak libra që i kanë, gjysmat janë të dëmtuara. Shkollat tona ngelin pa strategji të qartë për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësim nxënie. Sistemi i funksionimit të arsimit fillor dhe te mesëm vazhdon me një gjendje kaotike dhe me politizim të skajshëm”.

Procesi i zbatimit të kurrikulës vazhdimisht shoqërohet me mungesa, skandale dhe dështime, edhe pse për mbarëvajtjen e procesit kujdesen organet institucionale kompetente të MASH, cilësia e teksteve shkollore mbetet sfidë. Lëvizja BESA si objektiv kryesorë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë: “Ngritjen e cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm, përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimin e mësimdhënies cilësore. Prandaj, i bëjmë thirrje ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqirit, të kryej detyrën ligjore për të cilën është emëruar dhe publikisht e pyesim: “A jeni të vetëdijshëm për dëmin që i bëni arsimit fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut””, thonë nga Lëvizja Besa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit