Kush është Nusret Cena, i ekzekutuari në Kaçanik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.01.2023, 11:06

Nusret Cena, 48-vjeç, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dyshohet se është ekzekutuar për vdekje në një atentat në Kaçanik të hënën në mbrëmje.

Hetuesit e Policisë së Kosovës kanë zbuluar se Cena është ekzekutuar me breshëri plumbash nga një distancë e afërt derisa po voziste me veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në vendin e njohur si Kaçaniku i Vjetër.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, tha Policia e Kosovës në një komunikatë për media të martën. Jo larg vendit të ngjarjes, në fshatin Soponicë të Kaçanikut, policia ka njoftuar se është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka.

“Ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar”, tha policia, raporton paparaci.Nusret Cena ishte një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada 162 “Agim Ramadani” në Zonën Operative të Nerodimës.

Pas luftës së Kosovës, emri i tij është përmendur për afërsinë me politikën, konkretisht me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), si dhe është implikuar në rastin e vrasjes së trefishtë që tronditi Kaçanikun rreth 15 vjet më parë, në vitin 2007.

Më 2017, Nusret Cena ishte parë përkrah deputetit Elmi Reçica në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës në Kaçanik. Ai ishte i afërt edhe me Xhabir Zharkun, ish-kryetarin e Komunës së Kaçanikut. Të dy ishin shpallur fajtor dhe ishin dënuar për zhvatje nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në prill të vitit 2011.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Cenën fajtor për kryerjen e veprës penale të zhvatjes dhe posedimit të paligjshëm të armës.

Bashkë me të ishte dënuar edhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Xharku, i cili më pas ishte arratisur për në Suedi.

Nusret Cena ishte një nga tre të dyshuarit për vrasjen e Urim, Sylejman dhe Neshat Baftiut, të cilët u vranë në vitin 2007 në fshatin Soponicë, pranë Kaçanikut.

Dy burra, Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi, që të dy ish oficerë të forcave speciale policore të Kosovës, ishin dënuar për vrasjen e trefishtë. Gjithsesi i dyshuari i tretë në vrasjen e trefishtë të familjes Baftiu, Nusret Cena, doli i pafajshëm në këtë rast.

Rasti i hetuar nga EULEX-i, ishte kthyer në një skandal brenda Misionit Evropian të Sundimit të Ligjit.

Njëri prej të arrestuarve dhe të akuzuarve për këtë rast ka qenë Nysret Cena. Por, ai ka dalë pastër. Dyshimet hidhen se ky rezultat është arritur për shkak të ryshfetit të dhënë prej 300 mijë eurosh.

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, në vitin 2014 kishte thënë se gjykatësi italian Francesco Flori ka marrë 300 mijë euro ryshfet për të nxjerrë të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për vrasjen e trefishtë, por ka liruar vetëm Cenën.

“Siç e kuptoj unë nga këto pretendime, kur këto para po bëheshin gati të jepeshin, Francesco Flori tha jo, me 300 mijë unë mund të liroj vetëm një person, kështu që Nusret Cena u lirua,” kishte treguar Bamieh për emisionin televiziv Jeta në Kosovë të BIRN-it.

Gjykatësi Flori kishte mohuar akuzat. “Unë nuk kam marrë kurrë dhe nuk më është ofruar kurrë asnjë ryshfet nga askush,” tha Florit për BIRN.

Por akuzat e Bamieh ishin mbështetur nga Flurim Asani, vëllai i të burgosurit Besnik Hasani.

“Unë shkova në Shqipëri me avokatin tim Mahmut Halimi i cili takoi Francesco Florit në portin e Durrëst dhe ata shkuan në një varkë dhe patën një takim për katër orë. Takimi qe për të negociuar se sa shumë para duhej të paguheshin për lirimin e tre të dyshuarve, përfshirë vëllanë tim,” kishte thënë Asani për BIRN.

“Pastaj unë kontribuova 50 mijë euro për 270 mijë euro në total për t’ia dhënë Francesco Florit përmes Nusret Cenës dhe avokatit të tij Azem Vllasi,” kishte shtuar ai.

Gjykimi për vrasjen e trefishtë vazhdon edhe sot. Tash lënda është në duart e drejtësisë vendore.

Prokuroria Speciale tash akuzon ish-oficerin policor Shpend Qerimi, Besnik Hasanin dhe Agron e Afet Dalloshin për rastin e vrasjes së trefishtë.

Në një gjykim të mëhershëm, Qerimi, së bashku me Besnik Hasanin, ishin shpallur fajtor dhe dënuar me 33 vjet burgim. Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim. Lënda, momentalisht ndodhet në shkallën e parë të gjykatës në Prishtinë.

Aktakuza e re e Prokurorisë Speciale të Kosovës ngarkon këta për vrasje, dy vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, N.B. kishte hyrë dorëzan për borxhin që Nexhat Koxhaj ia kishte Arsim Kaloshit, nga i cili i kishte blerë një veturë. Për shkak të këtij borxhi Nysret Cena, i cili kishte marrë përsipër që të kthente këtë borxh, ishte fjalosur me N.B. Më 2017, Nusret Cena ishte parë përkrah deputetit Elmi Reçica në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës në Kaçanik. Ai ishte i afërt edhe me Xhabir Zharkun, ish-kryetarin e Komunës së Kaçanikut. Të dy ishin shpallur fajtor dhe ishin dënuar për zhvatje nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në prill të vitit 2011.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Cenën fajtor për kryerjen e veprës penale të zhvatjes dhe posedimit të paligjshëm të armës.

Bashkë me të ishte dënuar edhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Xharku, i cili më pas ishte arratisur për në Suedi.

Nusret Cena ishte një nga tre të dyshuarit për vrasjen e Urim, Sylejman dhe Neshat Baftiut, të cilët u vranë në vitin 2007 në fshatin Soponicë, pranë Kaçanikut.

Dy burra, Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi, që të dy ish oficerë të forcave speciale policore të Kosovës, ishin dënuar për vrasjen e trefishtë. Gjithsesi i dyshuari i tretë në vrasjen e trefishtë të familjes Baftiu, Nusret Cena, doli i pafajshëm në këtë rast.

Rasti i hetuar nga EULEX-i, ishte kthyer në një skandal brenda Misionit Evropian të Sundimit të Ligjit.

Njëri prej të arrestuarve dhe të akuzuarve për këtë rast ka qenë Nysret Cena. Por, ai ka dalë pastër. Dyshimet hidhen se ky rezultat është arritur për shkak të ryshfetit të dhënë prej 300 mijë eurosh.

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, në vitin 2014 kishte thënë se gjykatësi italian Francesco Flori ka marrë 300 mijë euro ryshfet për të nxjerrë të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për vrasjen e trefishtë, por ka liruar vetëm Cenën.

“Siç e kuptoj unë nga këto pretendime, kur këto para po bëheshin gati të jepeshin, Francesco Flori tha jo, me 300 mijë unë mund të liroj vetëm një person, kështu që Nusret Cena u lirua,” kishte treguar Bamieh për emisionin televiziv Jeta në Kosovë të BIRN-it.

Gjykatësi Flori kishte mohuar akuzat. “Unë nuk kam marrë kurrë dhe nuk më është ofruar kurrë asnjë ryshfet nga askush,” tha Florit për BIRN.

Por akuzat e Bamieh ishin mbështetur nga Flurim Asani, vëllai i të burgosurit Besnik Hasani.

“Unë shkova në Shqipëri me avokatin tim Mahmut Halimi i cili takoi Francesco Florit në portin e Durrëst dhe ata shkuan në një varkë dhe patën një takim për katër orë. Takimi qe për të negociuar se sa shumë para duhej të paguheshin për lirimin e tre të dyshuarve, përfshirë vëllanë tim,” kishte thënë Asani për BIRN.

“Pastaj unë kontribuova 50 mijë euro për 270 mijë euro në total për t’ia dhënë Francesco Florit përmes Nusret Cenës dhe avokatit të tij Azem Vllasi,” kishte shtuar ai.

Gjykimi për vrasjen e trefishtë vazhdon edhe sot. Tash lënda është në duart e drejtësisë vendore.

Prokuroria Speciale tash akuzon ish-oficerin policor Shpend Qerimi, Besnik Hasanin dhe Agron e Afet Dalloshin për rastin e vrasjes së trefishtë.

Në një gjykim të mëhershëm, Qerimi, së bashku me Besnik Hasanin, ishin shpallur fajtor dhe dënuar me 33 vjet burgim. Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim. Lënda, momentalisht ndodhet në shkallën e parë të gjykatës në Prishtinë.

Aktakuza e re e Prokurorisë Speciale të Kosovës ngarkon këta për vrasje, dy vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, N.B. kishte hyrë dorëzan për borxhin që Nexhat Koxhaj ia kishte Arsim Kaloshit, nga i cili i kishte blerë një veturë. Për shkak të këtij borxhi Nysret Cena, i cili kishte marrë përsipër që të kthente këtë borxh, ishte fjalosur me N.B.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit