Tiranë/ Furgoni bie në pusetën e hapur të Lali Erit te Farmacia 10

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.01.2023, 18:23

Hallet e kryeqytetasve duket se nuk kanë fund në Tiranë.

Një furgon ka rënë në një pusetë të hapur pranë kryqëzimit të Farmacisë 10.

Nga një video e mbërritur në redaksinë e Joq Albania shikohet se si furgonit me ngjyrë të bardhë i ka ngecur goma brenda një pusetë të hapur dhe tenton të dalë prej andej por pa sukses.

Nuk dihet se ku janë punëtorët e Lali Erit të cilët nuk lënë foto pa bërë por si duket asnjë punë reale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit