230 MILIONË LEKË oligarkut të Shëndetësisë Sokol Topçiu/ Qyli i ëmbël për mikun e ministres Ogerta Manastirliu

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.01.2023, 19:54

Sokol Topçiu… mbase ky emër mund t’ju sjellë në rikujtesë një lajm fare të shkurtër që pak kohë më parë bëri bujë në media.

Pronari i FarmaNet Albania njihet nga gazetarët investigativë të procedurave publike si një nga oligarkët me më shumë përkrahje tek Edi Rama, përfitues në paligjshmëri të shumave të mëdha në tendera… tek populli njihet si oligarku i shëndetësisë i burgosur për medikamente kontrabandë dhe jo vetëm, i cili shiste ilaçet që blinte me 20$ jashtë me 500 mijë lekë në farmacitë e tij Farmanet.

Toçiu në rrjetin e tij të farmacive blinte ilaçe kontrabandë me 20$ dhe i shiste në dyqanet e tij 200 fish më shtrenjtë. Ironia e funksionimit të drejtësisë shqiptare është se Topçiu merrte tendera piblikë edhr gjatë kohës që e lanë në arrest shtëpie pavarësisht se cilësohej kriminel me vendim gjykate, në kundështim me rregullat e Prokurimit Publik.

Skandali më i madh u shënua kur vetë Rama menjëherë pas arrestimit të këtij oligarku të Shëndetësisë, i cili njihet për lidhjet e ngushta me ministren Ogerta Manastirliu, doli publikisht në shi i mbrojtur nga çadra me logon FarmaNet të kompanisë së Topçiut.

Ky oligark vazhdon të favorizohet në tendera shtetërorë nga institucionet e Shëndetësisë. Në total ai ka përfituar mbi 230 MLN Lekë pa TVSH në dy tendera të fundit nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Dy tenderat kanë objekt të njëjtë, teksa tek i pari Topçiu është shpallur fitues dhe dy operatorët ekonomikë në garë janë skualifikuar për mosplotësim të kritereve specifike nga Autoriteti Kontraktor.

Njëra prej specifikave që ka përjashtuar dy kompanitë e tjera në garë ishte se kompanitë kanë sjellë CV-të vetëm në gjuhën shqipe dhe jo në atë angleze, e të panoterizuara.

Ky tender ishte anuluar për arsye jo të qarta dhe Topçiu ishte shpallur fitues me rishpallje të procedurës. Loti 2 i është dhënë si konkurrent i vetëm në garë dhe është shënuar me Flamur të Kuq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit