A po operojnë “Tigrat” në rrugët e Shkupit pa dijeni të MPB-së?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2023, 17:34

Gjatë kohës së regjimit të Gruevskit, njësiti “Alfa” ishte ai që ndjellte frikë nëpër rrugët e Shkupit.

E muajin e fundit, “Alfat” u zëvendësuan me njësitin “Tigrat”.

Personi nga Shkupi është viktima e radhës e dhunës fizike që po ndodh nëpër rrugët e Shkupit. Para dy netëve, personi me iniciale B.S, është ndalur para Gjykatës themelore të Shkupit, është legjitimuar e më pas, pa asnjë shpjegim ka filluar rrahja.

Ai ka përfunduar në spital e sipas burimeve të Klan brenda qendrës klinike “Nënë Tereza”, pacienti ka lëndime në kokë, gjoks, në bërrylin e majtë, tek këmbët, qafa dhe gjakderdhje në veshë.

Dy javë më parë, nga MPB mohuan se ky njësit operon në Shkup. E sot dërguam sërish pyetje deri tek organi i rendit, por deri më tani, nuk ka përgjigje.

Ekipi i Klan Maqedoni, mbrëmë vonë doli në terren dhe hasi në dy vetura dhe një furgon pa tabela, i cili patrullonte nëpër rrugët e Shkupit.

U prezantuam si ekip televiziv dhe kërkuam që pjesëtarët e policisë të identifikohen sipas ligjit dhe të tregojnë se cilit njësit i përkasin. Por ato refuzuan dhe na thanë ta shohim punën tonë, e më pas u larguan.

Polici: Ne nuk kemi lidhje me ta, ata janë tjerë. Gazetari: Domethënë kuptohemi. Ajo është, shumë e thjeshtë.

Ekipi i Klan arriti që ti fotografojë veturat që patrullonin.

E regjistrimet në veturat që patrullonin, nuk korrespondonin me llojin e veturave. Për shembull, vetura Land Rover, ishte me regjistrim që i përket veturë të tipit Fiat.

Sipas burimeve të Klan, një polic ka paraqitur rast në kontrollin e brendshëm se më 15 janar ka qenë i keqtrajtuar në një lokal në Shkup nga pjesëtarë të njësitit “Tigrat”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit