OBRM-PDUKM: Qeveria e Kovaçevskit është qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2023, 12:01

“Qeveria e Kovaçevskit nuk është vetëm qeveria e Maqedonisë, por edhe qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë, prandaj qeverisin me presion dhe shantazh. Nuk ka asnjë kërkesë të Shqipërisë dhe Bullgarisë që nuk e kanë përmbushur”, akuzoi sot partia opozitare OBRM-PDUKM.

Sipas saj, disponimi antiqeveritar në popull rritet me çdo përpjekje të dhunshme të Kovaçevskit dhe LDMS-së për të mbajtur veten artificialisht në pushtet.

“E dinë në LSDM e di edhe Kovaçevski. Kjo është arsyeja pse ata janë kaq nervozë. Kjo është arsyeja pse ata nuk dinë se kë të fajësojnë për politikën e tyre të dëshpëruar. Fillimisht godasin mediat, tani i godasin anëtarët dhe deputetët e tyre që janë për zgjedhje të parakohshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Partia opozitare shton se askush nuk i trembet kërcënimeve dhe presioneve të kësaj qeverie. “Fundi i tyre politik është afër. Lufta për Maqedoninë nuk ka çmim dhe në këtë luftë populli do të fitojë kundër qeverisë së Kovaçevskit”, thekson OBRM-PDUKM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit