Qeveria kredi evropiane edhe për bërllokun

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.01.2023, 09:32

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim apo BEZRH i ndau hua prej 55 milionë euro Maqedonisë për modernizimin dhe zgjerimin e sistemit për menaxhimin e mbeturinave. Mjetet dedikohen për rehabilitimin e deponive sanitare ekzistuese, si dhe për ndërtimin stacioneve të reja, infrastrukturës për grumbullimin dhe transportit e mbetjeve si dhe qendrës për riciklim thonë nga BERZH. Nga atje shtojnë se investimi do të mbështesë krijimin e tre sistemeve rajonale të integruara të menaxhimit të mbeturinave në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian (BE) në pesë rajone duke ofruar shërbime për më shumë se një milionë njerëz.

Projekti nënkupton ndër të tjerash ngritjen e sistemeve rajonale për menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ndërtimin e deponive në komunën e Gostivarit (Pollog), Novaci (rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimor) dhe Vasilevë (rajoni Juglindor dhe i Vardarit).

Me fjalë të tjera, ka filluar zgjidhja e një problem të vjetër që me vite nuk ka gjetur rrugëdalje për ndërtimin e deponive rajonale. Aktualisht vështirë se ekziston vendbanim urban apo rural që nuk ka deponi të egra dhe të tjera me mbeturina ndërtimore,metale, plastikë, mbeturina komunale dhe të ngjashme. Gjithashtu pritet që deponitë rajonale të zgjidhin problemin edhe me seleksionimit dhe riciklimin e mbeturinave në vend,raporton koha.mkEdhe pse çdo vit ndërmerren edhe aksione të ndryshme nga autoritetet në nivel lokal dhe qendror për pastrimin e deponive të ndryshme të egra , ato së rish mbijnë si kërpudhat pas shiu. Menaxhimi me mbeturinat nuk është i lehtë për tu zgjidhur edhe për shkak se shtetit i mungojnë para, si dhe të dhëna të sakta për këtë çështje, ndërsa po pritej edhe drita jeshile për financimin nga jashtë të këtij problemi.

Aktualisht si deponi me standarde punon vetëm Drislla e Shkupit, edhe pse edhe për punën e saj ka mjaft kritika. Susan Goeransson, drejtore e BERZH-it për Infrastrukturën në Evropë, thekson: “Ne jemi të kënaqur që mbështesim modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Maqedoninë e Veriut me investimin tonë të parë në këtë sektor. Modernizimi i sistemeve të menaxhimit të mbetjeve dhe rritja e normave të riciklimit janë çelësi për reduktimin e ndotjes, krijimin e mundësive në ekonominë rrethore dhe për ta afruar vendin më pranë standardeve mjedisore të BE-së”.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, pas nënshkrimit të marrëveshjes me BERZH, theksoi se ky investim ka rëndësi kyçe sa i përket ardhmërisë “më të gjelbër dhe të qëndrueshme” të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, me këto marrëveshje Qeveria siguron hua prej 55 milionë euro me kushte të volitshme nga BERZH. Në mënyrë shtesë është siguruar grant prej 24.8 milionë euro nga BE, përafërsisht 9 milionë euro nga Sekretariati shtetëror zviceran për çështjet ekonomike dhe një milion euro nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim për zhvillim.

“Investimi përveç që do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit, që është prioriteti kryesor i qytetarëve tanë, po ashtu do të jetë edhe shembull për nxitjen e zhvillimit të projekteve të reja në sferën e ekonomisë qarkore, si dhe për kontributin në zhvillimin rajonal”, shtoi ai. Pritet që mjetet të shfrytëzohen për krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit me mbetје sipas standardeve evropiane, të përfshihen: Rajoni juglindor, rajoni i Vardarit, rajoni i Pellagonisë, rajoni Jugperëndimor dhe rajoni i Pollogut. Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini thotë se vendosja e sistemit rajonal për menaxhimin e mbetjeve do të thotë ndihmë të drejtpërdrejt për komunat nga të gjitha rajonet. “Qasja e re do të mundësojë implementimin e grumbullimit më të mirë, transportimin dhe deponimin e mbeturinave si dhe ndërtimin e deponive sanitare në përputhje me legjislacionin nacional dhe atij të BE-së për deponitë. Investimi përfshin edhe furnizimet me kontejnerë në komuna dhe blerjet e automjeteve për grumbullimin e mbetjeve komunale. Në mënyrë shtesë do të punojmë dhe do të zhvillojmë edhe shprehitë dhe nxitjen e vetëdijes së popullatës për seleksionimin e mbeturinave dhe përftimet që vijnë nga ai proces”, thotë Nuredini.

Sipas tij, bëhet fjalë për një proces afatgjatë për zbatimin e projektit rajonal për menaxhimin me mbetjet e ngurta sipas standardeve evropiane, proces që kërkon mjete të mëdha financiare, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të jetë i disponueshëm për amvisëritë dhe personat juridik apo bizneset. Nga Ministria e Ambientit, thonë se me këtë projekt një herë e përgjithmonë do të zgjidhet problemi me zhvendosjen e mbeturinave. Por kujdesi institucional dhe investimet në një ambient më të pastër nuk do të ndalen këtu, por do të vazhdohet me investimet në stacionet filtruese të ujërave të zeza, që pas katër vitesh pritet të ndërtohen në Shkup, Tetovë dhe Manastir, ndërsa shteti ka marrë borxh prej 50 milionë euro me qëllim që të ndihmohen të gjitha komunat në vend të sigurojnë ujë për pije dhe kanalizim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit