Rriten çmimet e banesave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.01.2023, 16:30

Nëse një vit më parë çmimi mesatarë i banesave të reja në Shkup ka qenë 1,100€ për m2, tani çmimi i të njëjtave ka arritur dyfishin në qendër të kryeqytetit. Sivjet kriza ekonomike ka ndikuar më së shumti në sektorin e ndërtimtarisë. Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar çmimet e banesave janë rritur mbi 20%.

“Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tremujorin e tretë rritja ishte 21.2%, në të dytin 16.5%, ndërsa në tremujorin e parë rritja ishte 12.4%, Rritje dyshifrore ka pasur edhe në tremujorin e fundit të vitit 2021, më parë rritja e çmimeve ishte një shifrorë dhe varionte nga 2 në 6%”, njoftojnë Banka Popullore e Maqedonisë,raporton alsat. Sipas të dhënave nga agjencitë imobilare, çmimet e apartamenteve variojnë nga 1800 deri në 2200 euro për m2 në qendër të Shkupit dhe përreth. Nuk ka askund banesa në shitje nën 1100 euro sikur vjet.

“Të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë se më shumë se 1/3 e totalit të 839 174 apartamenteve janë bosh. 531 987 banesa janë të banuara, ndërsa pjesa tjetër 36,6% ose 307 187 banesa janë bosh. Nga komunat e Shkupit, më së shumti banesa bosh ka Qendra – 10 865 ose mbi 40% nga totali, ndërsa Çairi ka numrin më të vogël të banesave të zbrazëta ose 22,5% nga gjithsej 17 771 banesa”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Ndërtuesit shpjegojnë se rritja e çmimeve ishte pasojë e pashmangshme e rritjes së madhe të çmimit të energjisë dhe materialeve të ndërtimit. Sipas informacioneve të fundit, janë rritur edhe kostot për tarifat komunale me mbi 40% dhe për blerjen e tokës për ndërtim. Por, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, thonë se këto çmime janë të fryra nga që kostoja e investimit është 600-700 për m2.

“Çmimet kanë pasur lëvizje të përgjithshme 25-30% në raport me momentet para krizës. Këto çmime nuk mendoj se janë reale, por nëse i krahasojmë me vendet e rajonit si Shqipërinë, Serbinë apo të tjerat nga Ballkani, mendoj se Maqedonia çmimet i ka më të arsyeshme në raport me këto shtete. Si mesatare çmimi është më i ulët, megjithatë dihet se kriza solli rritjen e gjitha materialeve ndërtimore, nga ana tjetër edhe mungesa e fuqisë punëtore, që janë faktorë në ndikimin e koston e lartë të çmimit”, tha Resul Hani, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive, në raportin për vitin e kaluar, ka shënuar rritje drastike të numrit të shitjeve të regjistruara në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga janari deri në mars 2022 janë regjistruar 5,919 blerje dhe shitje, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 4,766.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit