Gjatë vitit 2022 u importuan 24,944 vetura, shumica të përdorura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.01.2023, 10:47

Pas shumë viteve, në Maqedoni vitin e kaluar në mënyrë drastike është ulur numri i veturave të importuara nga jashtë vendit. Të dhënat e Drejtorisë Doganore për vitin 2022 tregojnë se vitin e kaluar janë importuar gjithsej 24,944 vetura me çka 18,042 prej tyre janë importuar si të vjetra apo të përdorura, ndërsa sallonet e veturave kanë importuar 6902 vetura.

Edhe përskaj asaj që në këto shifra nuk bën pjesë dhjetori, sepse shifrat janë deri në fund të nëntorit, prej kësaj mund të shihet se është rritur interesi i qytetarëve për blerje të veturave të reja. Për krahasim prej vitit 2021 kur ishin importuar 5815 vetura të reja, tani në vitin 2022 janë importuar 1100 vetura të reja më tepër. Në vitin 2010 kjo shifër ishte më i elartë kur ishin importuar 71832 vetura të reja.

Gjithsesi, që nga viti 2009 e deri më sot, çdo vit veturat e përdorura gjithmonë janë shitur më tepër se ato të rejat. Në vijim keni tabelën ku me të kuqe janë veturat e përdorura ndërsa me të kaltërt veturat e reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit