Erion Veliaj harxhon 2 miliardë për zonën e Kodrës së Diellit, fituesi ofroi 90 milionë më shumë se konkurrenti tjetër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.01.2023, 22:32

Tirana brenda territorit të saj si qytet ka një mijë e një probleme me infrastrukturën, pa përmendur këtu rrethinat. Por pikërisht në emër të rregullimit të tyre, Veliaj realizon tendera të shumtë ku më shumë se rregullimit të problemeve të qytetarëve, tenderat i shërbejnë për të mbushur xhepat e tij dhe të kompanive fituese.

Në rastin konkret bëhet fjalë për zonën e Kodrës së Diellit. Veliaj do që ta “rregullojë” duke shpenzuar gati 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH nga paratë e qytetarëve të Tiranës.

Tenderi ka numër reference REF-53480-12-14-2022 dhe me objekt “Rikualifikimi urban i zonës “Kodra e Diellit” – Faza II”. Fondi limit i kësaj procedure është 210,848,994 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse i hedhim një sy dokumentacionit të tenderit shikojmë që ka vend për dyshime për mënyrën e shpalljes së fituesit. Kështu shikohet se njëri nga pjesëmarrësit ka ofruar vlerë zero duke ngritur dyshimet se ka marrë pjesë vetëm sa për numër që të duket sikur ka patur konkurrencë.

Nga ana tjetër fitues i tenderit është shpallur Skënder Kacdedja me kompaninë e tij KACDEDJA për vlerën 160,618,242 lekë të reja pa TVSH ose gati 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por shikohet se një tjetër konkurrent ka ofruar gati 90 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se fituesi, e megjithatë nuk është marrë në konsideratë.

Natyrisht në një vend si Shqipëria, 90 milionë lekë diferencë nuk janë pak. Nuk dihet ndërkohë nëse SPAK do të “hedhë ndonjë sy” nga ky tender, por gjasat janë që jo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit