Veliaj kthen Tiranën në pirg me plehra/ Prish pazaret me Fushën, në kërkim të oligarkut të pastrimit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.01.2023, 16:03

Bashkia Tiranë fare mirë, me një buxhet minimalist mund ta bënte Tiranën të xixëllonte nga pastërtia duke investuar në materialet bazike të pastrimit, shërbim ky i cili prej vitesh është monopol i kompanisë së oligarkut Shkëlqim Fusha të kompanisë “Fusha shpk”.

Fusha ka përfituar miliarda nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili pa kriter i ka dhuruar në tufa prej vitesh taksat e qytetarëve të Tiranës për pastrimin e kryeqytetit.

Por prej disa muajsh tashmë, marrëdhënia e cila në thelb dukej e pacënueshme, është thyer dhe Tirana është lënë të kundërmojë nga plehrat në çdo cep. Veliaj është në kërkim të oligarkut të radhës që do bëjë marrëveshje për një prej tenderave më të rëndësishëm të qytetit, teksa Fushës i ka dhënë sinjale krisjeje edhe në disa dalje publike duke hedhur kunja se “nuk po e kryen punën siç duhet”.

Për këtë vit nuk është dhënë ende tenderi për pastrimin e kryeqytetit teksa bashkia ka hapur vetëm disa tendera me vlerë të vogël për blerje fshesash dhe materialesh pastrimi për punonjësit e kryeqytetit.

Siç mund ta gjykoni edhe nga pamjet e mëposhtme kryeqyteti vetë ka marrë pamjen e një koshi të madh plehrash, që simbolizon personazhet e qeverisjes shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit