“Boll më, Ronaldo duhet të kuptojë se nuk është 25 vjeç”, Cantona shpërthen ndaj portugezit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2023, 11:41

Ronaldo është tashmë pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, teksa largimi i bujshëm nga Manchester United me një intervistë, që krijoi shumë polemika, nuk është harruar ende. Një nga legjendat e “Djajve të Kuq”, Eric Cantona, ka komentuar së fundmi mbi Ronaldon.

Ai shprehet se poryugezi duhet të kuptojë se nuk është më 25 vjeç dhe se për moshën që ka, duhet të konceptojë se nuk mund t’i luajë të gjitha ndeshjet dhe se duhet të vihet në shërbim të të rinjve, siç bën Ibrahimoviç te Milani. Me siguri kjo deklaratë e Cantona do të marrë përgjigje nga CR7.

“Ronaldo u kthye këtu dhe United nuk ishte United. Gjithashtu, ai ndonjëherë nuk e kupton se gjërat kanë ndryshuar. Mendoj se ka dy lloje lojtarësh në fund të karrierës së tyre. Unë vendosa të tërhiqem i ri, kjo është tjetër gjë. Ai po dëshiron të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Janë dy lloje lojtarësh. Ai që dëshiron të luajë çdo ndeshje, sepse ende mendon se është 25 vjeç dhe ata që e kuptojnë që nuk janë më në atë moshë, por që mundohen të ndihmojnë të rinjtë. Ata e dinë se nuk do të luajnë çdo ndeshje, por ndihmojnë të rinjtë, siç bën Zlatan Ibrahimoviç te Milani, apo dikur Giggs dhe Maldini.

Unë mendoj se Ronaldo ende nuk e kupton se nuk është më 25 vjeç. Ai është thjesht më i vjetër dhe duhet ta kishte kuptuar se në vend që të dojë të luajë çdo ndeshje, duhet të mendojë që nuk është më 25 vjeç dhe të ndihmojë lojtarët e rinj”, tha Cantona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit