Policia e Rrumbullakut i jep Dulakut 3 miliardë për makina me qira, për 4 vjet do paguajë njëlloj sikur t’i kishte blerë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.01.2023, 22:26

Policia e Shtetit për fat të keq duket se ka rënë në duart e disa kasapëve të vërtetë. Në emër të saj janë vjedhur e vidhen miliarda lekë nga buxheti i shtetit që nuk dihet se ku përfundojnë. I tillë është edhe tenderi i radhës i këtij institucioni ku del se do të paguhen gati 3 miliardë lekë të vjetra për të marrë makinat e policisë me qira.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-46056-10-14-2022 dhe me objekt “Marrje me qira operacionale të autovetuarave në shërbim të Policisë së Shtetit, mjete me lëndë djegëse”. Fondi limit i tij është 241,942,896 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Fituese është shpallur kompania në pronësi të vëllezërve Dulaku, ALBANIA MOTOR COMPANY, për vlerën 234,607,200 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.8 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Tenderi është aq i dyshimtë saqë zëre se është servirur në një pjatë të artë për SPAK.

Duke filluar së pari që nga vlera e makinave. Rezulton se policia do të marrë me qira 67 automjete për një vlerë prej 2.8 miliardë lekë të vjetra. Kjo do të thotë se shteti do të paguajë rreth 42 milionë lekë të vjetra për një makinë policie të marrë me qira për një periudhë kohore prej vetëm 4 vitesh.

Por me një hulumtim të thjeshtë të tregut të makinave, një vlerë e tillë prej 42 milion lekësh i korrespondon vlerës totale të blerjes të një automjeti me zero kilometra. Pra jo vetëm që policia do të paguajë sikur po i blen këto makina, por pas 4 vitesh është e detyruar t’ua kthejë mbrapsht firmës së Dulakut.

Jo vetëm kaq, por tenderi ka mungesë konkurrence pasi është kualifikuar vetëm fituesi, ALBANIA MOTOR COMPANY e vëllezërve Dulaku në bashkëpunim me ANTIGONE RENTALS në pronësi të Florian Budina. Nga ana tjetër, vlera fituese është thuajse e njëjtë me fondin limit, përkatësisht sa 97% e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit