Rruga e Arbrit/ Fadroma e “Gjoka Konstruksion” bie nga 100 metra lartësi dhe përfundon brenda shtëpisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.01.2023, 20:33

Nuk kanë fund incidentet në Rrugën e Arbrit. Me një distancë shumë të shkurtër nga njëri-tjetri në këtë rrugë ka ndodhur një numër i madh aksidentesh të rënda.

Rasti më i fundit është ai që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Muriz.

Sipas dëshmitarëve një fadromë e firmës "Gjoka Konstruksion" që po transportohej me karrotrec ka rënë prej tij dhe ka përfunduar rreth 100 metra poshtë drejt e në oborrin e një shtëpie.

Për fat të mirë mësohet se nuk ka asnjë të lënduar në njerëz. Banorët e shtëpisë kanë shpëtuar për fat pasi ndodheshin në pjesën tjetër të shtëpisë dhe jo aty ku ra fadroma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit