Miqësorja Messi-Ronaldo/ Arabët nxjerrin biletën e veçantë në ankand, çmimi shkon 2.7 milionë dollarë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2023, 10:14

Më 19 janar PSG do të luajë një miqësore me lojtarët më të mirë të dy klubeve më të mëdha arabe, Al Hilal dhe Al Nassr. Në këtë përballje do të kemi për të parë pas tre vitesh dhe ndoshta të fundit, një përballje mes Ronaldos dhe Messit.

Arabët dinë mirë si t’i shfrytëzojnë këto raste. Ata kanë nxjerrë në një ankand të veçantë një biletë, e cila është më e privilegjuara dhe quhet “Përtej imagjinatës”. Personi që fiton ankandin e kësaj bilete do të ketë shansin të ndjekë gjithçka nga afër.

Ai do të shikojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit në fushën e lojës, si dhe do të kishte mundësi të hynte në dhomat e zhveshjes për të takuar Messin dhe Ronaldon, çka do t’i jepte mundësinë atij për t’i marrë edhe autografe e foto.

Gjithsesi, çmimi i deritanishëm i kësaj bilete mund të quhet gjithashtu përtej imagjinatës. Aktualisht ofertuesi më i madh është Musref Al Ghamdi, drejtor i përgjithshëm i grupit “AqarOne”, me 2.66 milionë dollarë. Ankandi vijon deri më 17 janar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit