Shkatërroi ekranin e VAR-it, Cavani: Nëse më dënojnë mua, arbitrin duhet ta fusin në burg

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.01.2023, 10:42

Eliminimi i Uruguait nga Botërori që në fazën e grupeve u shoqërua më shumë polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarit të ndeshjes së fundit me Ganën, i cili nuk i dha dy penallti latinëve, që pas analizimeve të specialistëve, u tha se ishin 11-metërsha të rregullt.

Latinëve u duhej vetëm një gol për të arritur kualifikimin, që nuk erdhi dot dhe shkaktoi zemërimin e madh të lojtarëve pas ndeshjes. Gjesti më i dhunshëm ishte i Edinson Cavanit, i cili grushtoi ekranin e VAR-it dhe e hodhi në tokë.

Sulmuesi është nën hetim për këtë veprim të tij, ashtu si edhe shokë të tjerë të skuadrës, që u përfshinë në incidente të tjera. Ai e pranon gabimin e tij, por pret edhe një sanksion ndaj arbitrit, që sipas tij i kushtoi eliminimin nga Kupa e Botës uruguaianëve.

“Nëse më dënojnë për goditjen e ekranit, atëherë arbitri, i cili na përjashtoi nga Kupa e Botës, duhet të arrestohet. Këto janë gabime që nuk mund të bëhen me kaq shumë burime, arbitra dhe video në dispozicion”, tha sulmuesi i Valencias për radion spanjolle Cadena Ser në Riad.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit