VIDEO/ Bellingham në aeroport pa pasaportë, fluturimin me ekipin ia shpëton… mami

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.01.2023, 14:13

Fakti se je një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk do të thotë se nuk ke nevojë për mamin. Ky është mesazhi që me siguri tashmë e ka të qartë ylli i kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham.

Klubi i anglezit, Borussia Dortmund, do të zhvillojë një udhëtim drejt Marbellas në Spanjë përpara se të nisë Bundesliga më 20 janar. Ditën e sotme skuadra u nis për në destinacion, por Bellingham rrezikoi seriozisht të humbte avionin.

Ylli i Borussia kishte harruar pasaportën e tij në shtëpi dhe i është dashur të telefonojë mamanë që t’ia sjellë për të arritur të fluturojë me shokët. Fatmirësisht ajo ka mundur të mbërrijë në kohë, para se avioni të niset dhe i ka dhënë pasaportën të birit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit