Kryeministri “fut hundët” edhe te Kombëtarja, Duka: Mbrëmë trajneri i ri darkoi me Ramën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.01.2023, 11:24

Mesa duket përfshirja e kryeministrit Edi Rama është shtrirë edhe në drejtimin teknik të Kombëtares. Ditën e sotme në krye të stolit është zyrtarizuar braziliani Sylvinho, i cili do të asistohet nga ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Dorivo.

Në konferencën e mbajtur për mediat, presidenti i Federatës pranon se përpara zyrtarizimit të sotëm, trajneri i ri ka marrë “bekimin” e kryeministrit Edi Rama në një darkë të mbajtur në mbrëmjen e djeshme mes tyre.

Pyetja e gazetarit: A keni diskutuar me kryeministrin për trajnerin e ri të Kombëtares dhe a është e vërtetë se ai stafi i ri ka darkuar mbrëmjen e djeshme me kreun e qeverisë?

Duka: Po, dje i kërkova unë Kryeministrit një takim me stafin e Kombëtares. Përfaqësuesja është më shumë se skuadër futbolli për ne. Dhe këtë doja ta shprehja me një takim me kryeministrin e vendit.

Në javët e shkuara në media është përfolur shumë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit në përzgjedhjen e trajnerit të ri, teksa raportohet se Sylvinho ka qenë pikërisht i preferuari i tij. Vëllai i tij është në drejtim të Partizanit dhe duket se kreu i qeverisë ka zgjedhur Kombëtaren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit