Kaos në Hungari/ Trafik 10 km i gjatë, shqiptarët bllokohen për orë të tëra

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 07.01.2023, 18:09

Dalja nga Hungaria është bërë një sfidë e vërtetë për udhëtarët. Në rrugët kryesore, është krijuar një trafik jashtëzakonisht i rënduar, aq sa makinat thuajse nuk lëvizin. Disa foto e video kanë mbërritur në redaksinë e JOQ nga shqiptarët që po lënë Hungarinë për tu kthyer në Shqipëri.

Ata thonë se trafiku është më shumë se 10 km i gjatë dhe se për të dal nga kufiri hungarez, duhet gati një ditë e tërë pritje. Ndonëse autostradat janë me korsi të mjaftueshme dhe nuk ka pasur aksidente, numri i lartë i mjeteve ka bërë që segmentet kryesore rrugore drejt doganës të bllokohen.

Mesazhi i qytetarëve:

Pershendetje Joq, ne Hungari trafik kilometrik, 10 km. Kemi qe ne orën 2 dhe nesër ne mëngjes mund te kalojmë doganën. Flm.

Më herët JOQ publikoi një video sesi një shofer serb, i cili po transportonte edhe disa shtetas shqiptar, hyri në kundravajtje në autostradë për të mbërritur në pikën kufijtare. Distanca që ai përshkroi nuk ishte më shumë se 2 minuta, e që për automjetet e tjera do të duhen orë të tëra për të mbërritur në doganë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit