Futbolli evropian në zi/ Luftoi prej kohësh me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Gianluca Vialli

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.01.2023, 10:55

Legjenda e futbollit italian, Gianluca Vialli, është ndarë nga jeta paraditen e sotme në një nga spitalet e Londrës në Britaninë e Madhe, në moshën 58-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Chelseas e Juventusit vuante prej më shumë se katër vitesh nga kanceri në pankreas dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejën e ashpër me sëmundjen.

Prej disa javësh gjendja e tij përkeqësuar së shumti dhe këtë paradite ai ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme. Vialli ka fituar thuajse gjithçka si futbollist, teksa konsiderohet si një legjendë e klubit të Chelseas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit