Nuk i aktivizoi djalin në Botëror, trajneri i Amerikës denoncohet pas 22 vitesh nga nëna e Reynës për dhunë ndaj gruas

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.01.2023, 12:28

Trajneri i kombëtares së Amerikës Gregg Berhalter, 49 vjeç, është denoncuar së fundmi për incident që ka ndodhur me ish-partneren e tij në vitin 1991, kur ai ishte vetëm 18 vjeç dhe studionte në vitin e parë në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Mësohet se në atë kohë Gregg ka goditur me një shqelm në këmbë partneren e tij prej 25 vitesh dhe nënën e katër fëmijëve të tyre, Rosalind. Ky denoncim ka ndodhur tashmë pas më shumë se dy dekadash dhe është bërë nga Danielle Reyna, mamaja e Giovanni Reyna.

Ky i fundit është pjesë e Borussia Dortmund në Gjermani dhe ishte pjesë e kombëtares në Kupën e Botës, por nuk luajti asnjë minutë në Botërorin Katar 2022. Danielle, ish-futbolliste dhe pjesëmarrëse në 6 ndeshje me ekipin kombëtar dyshohet ta këtë bërë denoncimin e këtij akti si shenjë hakmarrjeje për faktin që djali i saj nuk luajti asnjë minutë.

Ajo në atë kohë ishte shoqja e bashkëshortes aktuale të Gregg dhe kishte dijeni të plotë për incidentin. Në denoncimin e saj ajo përveç raportimit të sulmit fizik, ka theksuar se ajo ngjarje la shumë pasoja psikologjike te Rosalinda. Ndërkohë, trajneri i Amerikës ka pranuar ngjarjen që i ka ndodhur me bashkëshorten e tij aktuale 22 vite më parë.

“Ishte një mosmarrëveshje e ndezur në një lokal, që vazhdoi edhe jashtë mes meje, Rosalindës dhe një shoqeje të vogël dhe që u bë fizike, në të cilën përfundova duke e goditur me shkelm në këmbë”, pranoi këtë të mërkurë Gregg Berhalter, në një publikimi, që u shpërnda në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, duke shpjeguar një episod që u kthye në të tashmen.

Ne e zbuluam këtë informacion vetëm sepse palët e treta kontaktuan US Soçer duke thënë se kishin informacion që do ta bënte Gregg të largohej nga detyra, në përpjekje për të, duke përdorur diçka shumë personale dhe dekada të vjetër, të rrezikonte marrëdhëniet e punës me federatën”, shkruan federata në Twitter, duke lënë të kuptohet se denoncimi i Danielles ka qenë i kotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit