“Hapeni kur unë të mos jem më”, çfarë fsheh Pele në dollapin e mbyllur prej 40 vitesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2023, 22:39

Bota e futbollit është në zi pas vdekjes së legjendës së fubollit, Pele. Braziliani që cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave, jetën e tij e ka patur të rrethuar plot me mister.

Një mister është ai i dollapit të tij të mbyllur brenda dhomës së zhveshjes së Santos. Ky dollap vazhdon të jetë i mbyllur edhe sot e kësaj dite, shumë vite pasi ai përfaqësoi për herë të fundit klubin brazilian. Dollapi është bërë pjesë përbërëse e dhomës së zhveshjes së Santos dhe askush nuk guxon ta zhvendosë apo ta hapë.

Trajnerë të mëparshëm të klubit brazilian kanë deklaruar se Pele ka kërkuar që dollapi të hapet kur ai të mos jetë më mes tyre. Gustavo Leal thotë:

Unë kam qenë në dhomën e zhveshjes së Santos dhe askush tjetër nuk e zë vendin që e zinte Pele. Ai ka një dollap të mbyllur që nga koha kur luajti ndeshjen e tij të fundit për klubin. Ai futi disa gjëra, e mbylli dhe tha ‘mund ta hapni kur të mos jem me ju'.

Me vdekjen e Peles, tani dollapi mund të hapet dhe të gjithë të zbulojnë se çfarë fshihet brenda. Disa presin që brenda në dollap të jenë këpucët që ai veshi në ndeshjen e tij të fundit në Santos, si dhe një mesazh të mundshëm mirënjohjeje për klubin ku ai kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij profesionale.

Santos si klub ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje, me dollapin e mbyllur për më shumë se 40 vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit