VIDEO/ Messi kthehet si kampion bote te PSG-ja, shokët dhe stafi e presin me një çmim të dedikuar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.01.2023, 13:45

Pasi festoi për disa ditë triumfin në Kupën e Botës, Leo Messi është kthyer si një kampion te PSG-ja. Ditën e sotme ai ka zhvilluar stërvitjen e parë për këtë vit të ri, si lojtari i fundit që kthehet në stërvitje pas përfundimit të kompeticionit më të madh në glob.

Ashtu siç pritej, skuadra i ka rezervuar “Pleshtit” një pritje të ngrohtë. Stafi dhe lojtarët kishin formuar së bashku një tunel duke shoqëruar argjentinasin me duartrokitje. Një nga drejtuesit e skuadrës i dha Messit edhe një çmim të krijuar posaçërisht për të nga klubi për këtë sukses.

Kupa e Botës e mban Messin në majën e futbollit, por tashmë sfida të reja nisin për të. Champions League është një trofe, të cilin nuk e fiton që nga viti 2015 dhe këtë sezon me skuadrën e tij dhe me frymëzimin që Kupa e Botës i ka dhënë, Leo do të bëjë maksimumin për të regjistruar sezonin perfekt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit