VIDEO/ Ronaldo bën gafën e rëndë në prezantimin te Al Nassr, “tërbohen” tifozët

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.01.2023, 11:16

Cristiano Ronaldo u prezantua ditën e djeshme në Arabinë Saudite, ku ka firmosur kontratë për dy vite me klubin e Al Nassr dhe do të marrë një pagë prej plot 200 milionë eurosh në sezon, shifër e frikshme dhe rekord historik në futboll dhe jo vetëm.

Përpara zbritjes në stadium për tu prezantuar para tifozëve, Ronaldo ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka treguar rreth arsyes përse u largua nga Europa dhe për zgjedhjen e Arabisë Saudite për të vijuar karrierën.

Gjithsesi, gjatë fjalës së tij, ylli i Portugalisë bën një gafë, duke e ngatërruar Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut. “Nuk është fundi i karrierës sime ardhja në Afrikën e Jugut. Kjo është ajo që dua të ndryshoj dhe të jem i sinqertë, nuk shqetësohem çka thonë njerëzit”, tha Ronaldo.

Ky lapsus i Ronaldos është bërë objekt i komenteve të shumta në rrjetet sociale. Ka tifozë që e konsiderojnë thjesht një gabim, siç mund ta bënte çdokush, por ka edhe të tjerë që ndihen të ofenduar për faktin se Ronaldo nuk i ka kushtuar rëndësi këtij detaji, që ka sjellë edhe gafën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit