Dalin pamjet/ Brazilianët prekin trupin e Pele, i japin lamtumirën e fundit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.01.2023, 16:05

Në Brazil, po i japin lamtumirën e fundit, legjendës së futbollit, Pelê. Në stadiumin e ekipit të Santos, “Vila Bolmiro”, që prej orës 14:00 me orën tonë janë hapur dyert për lamtumirën e legjendës që ndërroi jetë dy ditë para vitit 2023. Trupi i ish-sulmuesit është balsamosur pasi ishte e pamundur që të ruhej në gjendje normale.

Homazhet do të vazhdojnë gjatë të gjithë ditës së sotme. Më pas trupi i tij do të varroset në nekropolin e qytetit të Sao Paolos.

Parashikohet që ky vend të shndërrohet në një pikë turistike, ku udhëtarë nga e gjithë bota do të mund ta nderojnë legjendën në banesën e tij të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit