U dehën për Vit të Ri në një lokal ku kishte edhe femra, Irani arreston disa futbollistë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.01.2023, 23:22

Mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Iranit, Teheran, disa futbollistë janë arrestuar për një arsye, që duket shumë e çuditshme në një vend si Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit.

Ata kanë rënë në prangat e policisë, pasi po festonin Vitin e Ri duke pirë alkool në një ambient festiv, ku kishte edhe femra. Sipas raportimeve, ata e kishin tepruar me pijen.

“Lojtarët dhe ish-lojtarët e një prej skuadrave kryesore të futbollit në Teheran, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës në një festë të përzier në qytetin e Damavendit”, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim, pa specifikuar emrat apo klubet e tyre.

Raportohet se një pjesë e lojtarëve nuk ishin të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre, pasi kishin pirë një sasi të konsiderueshme alkooli. Sipas ligjit iranian, konsumimi dhe shitja e alkoolit është e ndaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit