Fotot/ Influencuesja braziliane u ndalua të fluturonte për shkak se ishte mbipeshë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.12.2022, 18:10

Kompania e fluturimeve ‘Qatar Airëays’ do ta paguajë shtrenjtë sjelljen raciste ndaj një influencueseje braziliane, e cila është mbipeshë, pasi refuzuan ta lejojnë të udhëtojë për shkak të kilogramëve të tepërt.

Influencuesja braziliane, Juliana Neme u gjykua nga linjat ajrore të Katarit si mbipeshë për të hipur, ndërsa bileta e kthimit që ajo kishte nxjerrë tashmë për t'u kthyer në vendin e saj pas pushimeve në Liban nuk iu pranuan.

Siç pretendon 38-vjeçarja braziliane, pesha e saj nuk ka luajtur asnjëherë rol kur udhëtonte me avion. Nemeh ishte me pushime me familjen e saj në Liban në nëntor dhe dëshironte të kthehej në atdheun e saj nëpërmjet Dohas me Qatar Airëays. Por në Bejrut ajo nuk u lejua të hipte.

Një stjuardesë nga Katari i telefonoi nënës sime në check-in dhe i tha se nuk jam e mirëpritur sepse jam shumë e shëndoshë”, shkroi Juliana në Instagram, duke ndarë sjelljen e papranueshme të linjave ajrore të Katarit për 168 mijë ndjekësit e saj.

Në sportelin e aeroportit, stafi i tha asaj se duhej të paguante një biletë të klasit të biznesit për 3000 euro. Ajo vetë kishte rezervuar një biletë të klasit ekonomik, duke paguar shumën prej një mijë eurosh.

Braziliania 38-vjeçare nuk pranoi të paguante diferencën dhe për dy orë ajo iu lut stjuardesave që ta lejonin të udhëtonte me biletën e saj tashmë të paguar, por pa sukses. Ndërsa motra dhe nipi i saj hipën dhe u kthyen në Brazil, ajo dhe nëna e saj mbetën në aeroportin e Bejrutit.

Përfundimisht ambasada braziliane në Bejrut e zgjidhi problemin duke bllokuar biletën e kthimit të Nehmes. Kur mbërriti në vendin e saj, 38-vjeçarja braziliane vendosi të çojë Qatar Airëays në gjykatë.

Një gjykatë në Sao Paulo dënoi kompaninë ajrore të martën, duke e urdhëruar atë të paguajë 3500 euro për seancat e psikoterapisë pas përvojës traumatike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit