Zgjoheni të lodhur? Tre lëvizje kyçe për t’ju mbushur me energji

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.12.2022, 13:51

Le ta pranojmë se zgjimi në mëngjes mund të nisë me përtesë për shumë persona. Por të detyruar nga angazhimet dhe punët e përditëshme nuk mund ta shmangim, ndonëse shumë do dëshironin të flinin deri në drek.

Zakonisht menjëherë pas zgjimit ne i drejtohemi një kafeje ose një mëngjesi të pasur me sheqer, për të na dhënë energji të vlefshme për pjesën tjetër të ditës.

Megjithatë, në realitet, sheqeri është një nga zgjidhjet më të këqija që mund të përdorni për të siguruar energji për pjesën tjetër të ditës, sugjeron një studim i ri i gjumit.

Rritja e glukozës në gjak pas mëngjesit do t'ju bëjë të ndiheni më të përgjumur", tha studiuesi Raphael Vallat, një student postdoktoral në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Kështu sugjerohet se tre faktorë kyç për të nisur ditën tuaj plot energji janë: ngrënia e një mëngjesi të bollshëm, gjumi i mirë dhe ushtrimet fizike.

Këshilla të tjera:

  • Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë
  • Mos konsumoni kafeinë pas orës 14:00.
  • Ndaloni të pini alkool 3 orë para gjumit
  • Ushtrohuni çdo ditë, por më shumë se 4 orë para gjumit
  • Kur zgjoheni, merrni 15 herë frymë thellë, pini 15 gllënjka ujë dhe dilni jashtë në rrezet e diellit për 15 minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit