Nëse nuk keni këtë profesion mos u ankoni kot! Ja puna cila është puna më stresuese në botë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.12.2022, 12:55

Ndihmës anesteziologu, gjyqtari, operatori janë disa nga punët më stresuese. Por Rrjeti i Informacionit Profesional, i cili është pjesë e Departamentit të Punës në SHBA gjeti punën më stresuese midis 873 profesioneve.

Sipas sondazhit, puna më stresuese është ajo e urologut. Një urolog ekzaminon sistemin gjenitourinar të pacientit për të diagnostikuar ose trajtuar sëmundje dhe çrregullime të tilla si mosfunksionimi erektil, infertiliteti, kanceri i fshikëzës dhe kanceri i prostatës. Urologët kryejnë edhe operacione në këto zona të trupit.

Kjo punë kërkon shumë vite studime, licencë mjekësore dhe përvojë të mëparshme për t'u punësuar. Kur bëhet fjalë për stresin, ai është në nivelet 100/ 100. Dhe arsyet janë të shumta.

Para së gjithash, kjo është një punë që kërkon saktësi absolute. Pasojat në rastin e gabimit janë të larta. Një faktor tjetër që shton stresin e urologëve është natyra e pjesëve të trupit me të cilat merren këta profesionistë.

“Ata afrohen shumë me pacientët. Dhe shumë pacientë janë mjaft të ndjeshëm ndaj tij”, shpjegon Buber për CNBC.

Historikisht, përqindja e urologëve që përballen me akuza për neglizhencë mjekësore është e lartë. Nga 110 urologët në listën e mjekëve më të mirë në Amerikë, në 77% është ngritur një padi, sipas një studimi të vitit 1998 të botuar në revistën Urology.

“Është gjithmonë në top 5 specialitetet mjekësore që marrin padi”, thotë Buber, duke shpjeguar se kjo e shton presionin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit