Këto 3 elementë kyç nuk do lejojnë që marrëdhënia juaj të dështojë!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.12.2022, 13:55

Të gjithë duan të besojnë se marrëdhënia e tyre është e gatëshme të durojë shumë sfida, por askush nuk e di me siguri se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Për këtë arsye po ju tregojmë se ka disa shenja që mund t'ju tregojnë nëse marrëdhënia juaj ka elementët thelbësorë që do ta bëjnë atë të zgjasë për një kohë të gjatë.

Sigurisht që respekti, dashuria, vlerësimi i ndërsjellë dhe shumë të tjera kontribuojnë që një çift të qëndrojë së bashku për një kohë të gjatë, por ekspertët e marrëdhënieve i konsiderojnë tre elementët e mëposhtëm thelbësorë për të mbajtur një marrëdhënie për vite me radhë.

Besimi

Ju mund ta merrni të miëqenë se duhet të ketë besim në një marrëdhënie, por shumë herë nuk është kështu. "Është e vështirë të jesh i prekshëm dhe të ndash problemet dhe mendimet me të tjerët," thotë Kimberly Hershenson, eksperte e marrëdhënieve. “Kur njëri partner mund t’i ‘hapet’ partnerit të tij, është e rëndësishme që ky besim të mos prishet. Dhe kur themi besim, nuk nënkuptojmë vetëm të flasim për mënyrën sesi keni luajtur si fëmijë apo çfarë ka ndodhur në punë, por mos e zhgënjeni personin tjetër”.

Komunikimi

Kur jeni në një marrëdhënie të përkushtuar për një kohë të gjatë, ju zhvilloni kodet tuaja të komunikimit. “Shumë njerëz janë në marrëdhënie ku kalojnë kohë të mirë dhe po argëtohen, por luftojnë për të komunikuar nevojat dhe mendimet e tyre më të thella”, thotë këshilltari i martesës Eric Hunt.

“Komunikimi i dobët lidhet me probleme më të mëdha në marrëdhënie dhe zakonisht është shkaku i shumë konflikteve. Çiftet që mund të komunikojnë me njëri-tjetrin i kuptojnë më mirë nevojat e tyre dhe bëhen më të afërt”.

Të kuptoni partnerin

Nga një pikë e caktuar në marrëdhënie është e lehtë të kuptosh se çfarë ka nevojë partneri nga ju. Të gjithë kanë mënyra të ndryshme për të shprehur dhe përjetuar dashurinë në mënyrën e tyre. Nëse jeni prej kohësh bashkë do e keni kuptuar se çfarë e bën të lumtur partnerin tuaj dhe do dini si të tregoni kujdesin dhe dashurinë tuaj.

“Jo të gjithë e përjetojnë dashurinë në të njëjtën mënyrë. Kur të kuptojmë nevojat e partnerit tonë, do të jetë më e lehtë të përçojmë dashurinë tonë dhe të tregojmë kujdesin tonë në një mënyrë që ai e pranon. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për anën e tij”, thotë terapisti Jim Seibold.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit