Qytetarët dhe turistët në Vlorë sfidojnë të ftohtin/ Bëjnë plazh në prag të dimrit, zhyten në det

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.11.2022, 14:26

Edhe pse në prag të stinës së dimrit në temperatura të ulta, qytetarë të shumtë kanë vendosur të sfidojnë të ftohtin duke u zhytur në bregdetin e Vlorës, ku mesa duket deti është i qetë dhe pa dallgë.

Notarët Kastriot Tajari dhe Rrapo Taho shprehen se, pavarësisht se jashtë bën ftohtë, ujërat vijojnë të jenë të ngrohta dhe se 'plazhin' në këto periudha e kanë kthyer tashmë në traditë pothuajse çdo fundjavë.

Ne shfrytëzojmë këto kohët me diell. Jashtë mund të jetë pak ftohtë, por kur futemi brenda ujërat janë akoma të ngrohta. Dhe ne e kemi bërë traditë që çdo fundjavë vijmë lahemi.”– tha notari Katriot Tajari

Po shfrytëzojmë ditën e pushimit, dhe lahemi, temp janë normale. Dimri është pika ime e dobët për tu larë, kush të ketë mundësi lë te vijë, ujërat janë të ngrohta.”- tha notari Rrapo Taho për Top Channel.

Përpos vendasve, edhe turistët shfrytëzojnë këto stinë për të bërë plazh.

Erdhëm në Tiranë, por nuk na pëlqeu shumë. Dikur më i ri më pëlqente më shumë. Erdhëm këtu në Vlorë, kemi një shtëpi këtu, e bëjmë për sport këtë që të forcojmë trupi”– u shpreh turisti Kostika Spaho.

Unë vij nga Uashingtoni, po kam jetuar edhe Oregon më parë, dhe ndaj ne jemi të mësuar me temperaturat e ftohta. Kemi ardhur në Vlorë këto kohët e fundit, na pëlqen shumë uji i kristaltë blu, është shumë ngrohtë. Javën e kaluar për shembull ishim në Norvegji dhe ishte tmerrësisht ftohtë. Ishim në Dhërmi dje, dhe temperaturat na u dukën fantastike.”, tha turisti tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit