Vendi në varfëri, Bashkia Malësi e Madhe harxhon miliona për tenderin e “Zanës së Malit”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.11.2022, 21:21

Rritja e inflacionit ka sjellë vështirësi tepër të mëdha në menaxhimin në mënyrë sa më efektive të të ardhurave dhe shpenzimeve mujore të familjeve shqiptare. Duke qenë se përgjithësisht pagat janë rritur në nivele qesharake apo edhe fare, xhepi i konsumatorëve është rënduar ndjeshëm.

Flasim këtu për produktet e shportës bazë pa përmendur të tjerat që tashmë konsiderohen edhe “luks”. Vështirësi të tilla po ndihen në qytet e mëdha, imagjinoni se sa ndihen në zonat e thella. Njëra prej tyre është padyshim edhe Malësia e Madhe ku gjendja ekonomike nuk është në nivelin e duhur.

Por në vend që bashkia e kësaj zone të mendojë se si të zgjidhë hallet e banorëve, del se e ka mendjen të shpërdorojë miliona lekë nëpër tendera të çuditshëm. Një i tillë është edhe ai që ka të bëjë me “Zanën e Malit”.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-47727-10-27-2022 dhe me objekt “Organizim i eventit Zana e Maleve". Fondi limit i tij është 1,146,658 lekë të reja pa TVSH ose rreth 14 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Rezulton se 60 persona do të akomodohen për 10 ditë në Vermosh për të “përmbushur vakumin e krijuar prej pandemisë Sars- Covid2 si në aktivitetet shoqërore të segmenteve të ndryshme të popullatës, ashtu edhe në aktivitetin e operatorëve turistike lokale, strukturave akomoduese dhe mikpritëse, sidomos në zonat jashtë kryeqytetit”.

Duke lexuar specifikimet e tenderit del se më shumë përfitojnë agjencitë private turistike sesa vetë banorët. Nga ana tjetër vetë procedura e tenderit është e dyshimtë. Themi kështu pasi në garë kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë, ku ka fituar oferta më e lartë.

Bëhet fjalë për subjektin “Brunilda Liçaj” që ka ofruar vlerën 1,140,700 lekë të reja pa TVSH ose rreth 14 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë e cila është shpallur edhe fituese, rezulton të jetë sa 99.5% e fondit limit, duke rritur shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit